Teksa lojtarët si Nacho, Alaba dhe Rudiger që të tre kanë kaluar moshën 30-vjeçare, Real Madridi do të detyrohet të vlerësojë opsionet në treg për të gjetur një mbrojtës të ri për të ardhmen.
Vetëm Eder Militao (25) ende i ka vitet e tij më të mira para vetës, kështu që një partner i ri për të me shumë mundësi do të konsiderohet nga klubi madrilen jo më herët se sa afati kalimtar veror.
Një opsion real në tavolinë për gjigantin madrilen është qendërmbrojtësi francez, Leny Yoro.
18-vjeçari është zhvilluar me hapa të mëdhenj përgjatë 12 muajve në futbollin francez dhe tashmë po cilësohet si një pjesë kyçe e ekipit të Lille.
Sidoqoftë, ai me shumë gjasa nuk do të mbetet për shumë kohë pjesë e ekipit francez, pasi që një ‘luftë’ e ashpër po zhvillohet për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas Telefoot, Real Madridi janë njëri ndër kandidatët kryesorë për të transferuar Yoron, i cili më herët është krahasuar me ish-lojtarin e madrilenëve, Raphael Varane.
Është bërë e ditur gjithashtu se Liverpooli dhe Paris Saint-Germaini janë pjesë e garës, diçka që e bën edhe më interesante situatën e të riut.
Vlera momentale e Yoro në treg është 25 milionë euro por sidoqoftë Lille me shumë mundësi do të kërkojë më shumë se aq për të liruar yllin e tyre./Telegrafi/
sport,real madrid , real madrid