Real Madridi pritet të aktivizojë klauzolën për Nico Paz dhe më pas ta transferojë në Premier League

Lajme

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Real Madridi po mendon të aktivizojë klauzolën e riblerjes për Nico Paz nga Como, për ta shitur më pas me synimin që të nxjerrë fitimin maksimal.

Paz nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos për sezonin e ardhshëm, ndërsa Real Madridi është i gatshëm të heqë dorë plotësisht nga të drejtat e tij.


Klubi spanjoll nuk është i kënaqur me mundësinë që Paz të qëndrojë edhe një sezon te Como dhe po ushtron presion ndaj klubit italian që të paguajë 60 milionë euro për transferimin e përhershëm të tij.

Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas nuk synon të paguajë një shumë kaq të lartë për futbollistin argjentinas, por do të vazhdojë diskutimet me Real Madridin javën e ardhshme për të gjetur një zgjidhje.


Në këto rrethana, qëndrimi i 21-vjeçarit te Como duket i vështirë, ndërsa Premier League po shihet si destinacioni i tij më i mundshëm i ardhshëm.

Duke qenë se Real Madridi mban kontroll të plotë mbi të drejtat e tij, Paz ka shumë pak hapësirë për të vendosur vetë për të ardhmen.

Klauzola e tij e riblerjes, në vlerën e 10 milionë eurove, përfundon në fund të këtij muaji, ndërsa shitja e tij pritet t’i sjellë Los Blancos të paktën 50 milionë euro.

Promo