Real Madridi po vazhdon me misionin e tyre për të ndërtuar një super skuadër, pas asaj të vitit 2000 që njihej ndryshe me emrin ‘Galactico’.
Yje si Kylian Mbappe, Alphonso Davies dhe Endrick Felipe duket se do t’i bashkohen projektit të madrilenëve këtë verë, ndërsa edhe marrëveshje tjera janë duke u konsideruar për të ardhmen gjithashtu.
Sipas Estadio Deportivo, një lojtar që po përcillet nga Real Madridi është ylli spanjoll i Leipzigut, Dani Olmo.
25-vjeçari së fundmi shkëlqeu për Leipzigun në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, dhe duket se zyrtarët e klubit e kanë vërejtur talentin që ka reprezentuesi spanjoll.
Olmo është një ish-pjesëtar i akademisë së Barcelonës, La Masia, nga ku u largua në vitin 2015 për tu bërë pjesë e Dinamo Zagrebit, para se të transferohej në Gjermani pesë vite më vonë.
Raporti gjithashtu shton se Olmo ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij me ekipin gjerman.
Olmo do të ishte një opsion shumë i mirë për Real Madridin, kjo duke marrë parasysh faktin se ai mund të mbulojë disa pozicione në fushë. /Telegrafi/
sport,Dani Olmo,la liga,Leipzig,real madrid , Dani Olmo,la liga,Leipzig,real madrid