Real Madridi vazhdon të shfaqë interes për transferimin e Michael Olise nga Bayern Munichu këtë verë, pavarësisht refuzimit fillestar nga klubi bavarez.
Sipas raportimeve të ESPN, klubi madrilen po mban kontakte të rregullta me përfaqësuesit e anësorit të Bayern Munichut, Michael Olise, teksa gjigantët spanjollë po shqyrtojnë mundësinë e një transferimi gjatë afatit veror.
Edhe pse ka shpenzuar shumë gjatë verës dhe synon të përforcohet edhe me një qendërmbrojtës dhe një mesfushor qendror, Real Madridi nuk e ka hequr nga tavolina mundësinë për të afruar një sulmues të nivelit të lartë.
Më herët ishte raportuar se Olise bënte pjesë në listën e objektivave të presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, ndërsa tani po bëhet gjithnjë e më e qartë se kreu i “Los Blancos” e dëshiron me ngulm yllin e Bayernit në “Santiago Bernabeu”.
24-vjeçari po ashtu ka ngjallur interes të fortë nga PSG, por Bayerni kërkon një shumë rekord botëror, më të lartë se 222 milionë eurot e transferimit të Neymarit nga Barcelona te Les Parisiens, për të lejuar largimin e reprezentuesit francez.
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm 2025/26 me Bayernin, Olise tani synon të udhëheqë “Les Bleus” drejt suksesit në Kupën e Botës, pasi la një përshtypje shumë të mirë në paraqitjen e tij të parë me dy asistime në fitoren 3-1 ndaj Senegalit.


