Real Madridi interesohet për Bastonin, Interi i cakton vlerën e kartonit

Lajme

Real Madridi është futur në garë për të siguruar transferimin e mbrojtësit qendror të Interit, Alessandro Bastoni, pasi Barcelona duket se është tërhequr nga interesi për reprezentuesin italian.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Interi nuk planifikon të heqë dorë nga një prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit pa marrë një ofertë të madhe, duke e vlerësuar Bastonin në afërsisht 70 milionë euro.


Gjithsesi, çdo hap i mundshëm nga Real Madridi pritet të varet edhe nga drita jeshile e trajnerit të ri, Jose Mourinho, i cili po shqyrton alternativat për përforcimin e mbrojtjes në prag të sezonit të ardhshëm.

Në raport thuhet gjithashtu se raportet mes Interit dhe Real Madridit janë afruar kohët e fundit, pas kalimit të Denzel Dumfries në “Santiago Bernabeu” për shumën e 20 milionë eurove.

Po ashtu, bëhet e ditur se presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka zhvilluar një takim me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, në kryeqytetin spanjoll, ku një nga temat e bisedës ka qenë edhe e ardhmja e Bastonit.

“Los Blancos” e kanë përforcuar tashmë repartin defensiv me afrimin e qendërmbrojtësit francez Ibrahima Konate si lojtar i lirë, por klubi vijon të kërkojë opsione të tjera për të shtuar konkurrencën dhe cilësinë në mbrojtje.

Bastoni vlerësohet si një nga mbrojtësit më të spikatur në Serie A dhe si një figurë shumë e rëndësishme në skemat e Interit, ndaj mbetet për t’u parë nëse Real Madridi do të jetë i gatshëm të plotësojë kërkesat financiare të klubit italian për ta mbyllur marrëveshjen./

Promo