Real Madridi humbet garën ndaj Chelseat për shërbimet e talentit brazilian

Lajme

Chelsea raportohet se ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me njërin nga talentët më të mëdhenj të Brazilit, pasi një numër i madh klubesh përfshirë Real Madridin, ishin të interesuar për shërbimet e tij.

Nën pronësinë aktuale, Chelsea ka bërë disa transferime të mëdha nga tregu i Amerikës Jugore.

Ata kanë rekrutuar një numër të madh talentësh, duke përfshirë Andrey Santos, Angelo, Deivid Washington dhe Kendry Paez.

“Blutë e Londrës” janë po ashtu shumë afër transferimit të sulmuesit 17-vjeçar Estevao Willian nga Palmeirasi, për shumën e 29 milionë eurove.

Strategjia e tyre për të transferuar disa nga talentët e rinj më të mirë në botë po punon mjaft mirë, pasi ata tashmë kanë arritur një marrëveshje në lidhje me pagën edhe me një tjetër super lojtar të quajtur Pedro Lima.

Lima aktivizohet në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe deri më tani ka bërë 25 paraqitje për ekipin e parë të Sport Recifes.

Paraqitjet e tij sezonin e kaluar kanë kapur syrin e disa ekipeve të mëdha duke përfshirë Paris Saint-Germainin, Milanin, Atalantën, Juventusin dhe PSV Eindhoven.

Real Madirid gjithashtu e konsideroi adoleshentin si një zëvendësues afatgjatë të Dani Carvajal, pasi spanjolli do të mbushë 33 vjet vitin e ardhshëm.

Por duket se Chelsea e ka fituar garën për shërbimet e Limas. Në fakt negociatat janë në një fazë të avancuar sipas gazetës braziliane Globo.

Chelsea thuhet se do të bëjë një ofertë në regjionin e 6.7 milionë euro për Liman, që do të ishte shitja më e shtrenjtë në histori të Sport Recifes. /Telegrafi/



sport,chelsea,Premier League , chelsea,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *