Real Madrid hedh poshtë zërat për Enzo Fernandez, klubi spanjoll sqaron qëndrimin për mesfushorin e Chelsea-t

Real Madrid hedh poshtë zërat për Enzo Fernandez, klubi spanjoll sqaron qëndrimin për mesfushorin e Chelsea-t

Lajme

Gjatë javëve të fundit, emri i Enzo Fernandez është përfolur për një lëvizje të mundshme nga Chelsea drejt Real Madrid.

Këto aludime u shtuan edhe më shumë pas deklaratave të agjentit të mesfushorit argjentinas, i cili e paraqiti këtë transferim si një çështje thuajse të mbyllur.

Sipas menaxherit të lojtarit, si vetë futbollisti ashtu edhe klubi madrilen kishin pëlqim reciprok, duke e konsideruar operacionin të përfunduar. Megjithatë, reagimi ka ardhur nga vetë Real Madrid, që përmes rrjeteve sociale ka përgënjeshtruar ekzistencën e negociatave për një lëvizje të tillë.

“Në lidhje informacionet dhe deklaratat që kanë dalë ditët e fundit në lidhje me një interes të supozuar nga Real Madrid C. F. për lojtarin Enzo Fernandez, klubi dëshiron të deklarojë se nuk ka bërë asnjë përpjekje, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi, që synon nënshkrimin e lojtarit të lartpërmendur dhe, për më tepër, nuk ka ndërmend të ndjekë një operacion të tillë.

Real Madrid dëshiron të shprehë respektin e tij maksimal për Enzo Fernandez, një futbollist të shkëlqyer, karriera dhe cilësia e të cilit njihen gjerësisht, si dhe për Chelsea FC, një klub me të cilin mban një marrëdhënie të shkëlqyer institucionale”, shkruan ndër të tjera klubi i LaLiga-s spanjolle.

https://www.instagram.com/p/DaUqkQbKgFr
https://www.instagram.com/p/DaUqkQbKgFr

Promo