Ramadani ndal marshimin e Romës, verdhekuqtë marrin një pikë të rëndësishme për mbijetesën dhe rihapin luftën për Champions

Lajme

Leçe barazoi 0-0 me Romën në ndeshjen e javës së 30 të Serisë A. Kjo ishte një ndeshje tepër e luftuar e Ylber Ramadanit me shokë, që kishin hyrë me synimin që të mos lejonin Romën të fitonte përballë tyre.

Edhe pse ishte një barazim pa gola, Leçe kishte mundësi shumë të mira për të kaluar në avantazh, sidomos gjatë minutave të fundit së lojës.

Megjithatë edhe një pikë është mjaft e rëndësishme për verdhekuqtë, sepse duke parë ndalesat e rivalëve të tjerë për luftën për mbijetesë, sërish mbeten ndër ekipet me shanset më të larta të qëndrimit në Seria A.

Për t’u përmendur është fakti që Ylber Ramadani zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, dhe performaca e mirë e tij ishte një nga arsyet se pse Roma nuk arriti të shënonte asnjë gol.

Me këtë rezultat, Leçe tashmë ndodhet në vendin e 13-të me 29 pikë të grumbulluara, kurse Roma vazhdon e lufton për një vend në Champions, kur ndodhet në vendin e pestë me 52 pikë, 5 më pak se Bolonja e vendit të katërt. Duke marrë parasysh se edhe vendi i 5-të mund të çojë në Ligën e Kampioneve, kjo ndalesë e Romës ndez garën për skuadrat që ndjekin kryeqytetasit në renditje.

panoramasport



sport,ylber ramadani , ylber ramadani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *