Paris Saint-German ka kaluar në fazën tjetër të Kupës së Francës me lehtësi, duke e mposhtur Orleans në udhëtim me rezultatin 1:4.
Kylian Mbappe realizoi dy golat e parë të parisienëve. Fillimisht, Mbappe shënoi në minutën e 16-të për 0:1.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytin u shënuan katër të tjerë.
Në minutën e 63-të, sulmuesi francez shënoi për 0:2. Nën minuta më vonë, Ramos realizoi për 0:3.
Pokerin e PSG-së e kompletoi Senny Mayulu në minutën e 88-të.
Krejt cka arritën vendësit ishte goli i realizuar nga Nicolas Saint-Ruf.
Kështu, Paris Saint-German kalon në rrethin tjetër të Kupës së Francës. /gazetaexpress/
sport,Kupa e Frances,PSG , Kupa e Frances,PSG