Thashethemet që e lidhin PSG-në me një transferim të një lojtari të Barcelonës nuk kanë asnjëherë fund. Më herët ishte raportuar për Gavi dhe Xavi u detyrua t’i përgjigjet këtyre lajmeve, dhe tani po bëhet fjalë për Frenkie De Jong.
Siç raporton mediumi spanjoll Mundo Deportivo, PSG-ja janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që duhet për të blerë De Jongun gjatë verës.
Besohet se PSG-ja kishin qenë shumë afër mbylljes së marrëveshjes për transferimin e De Jong në verën e vitit 2019, por ishte presidenti i atëhershëm Josep Maria Bartomeu ai i cili nuk e lejoi këtë gjë.
PSG tani thuhet se ka rikthyer interesimin e tyre dhe Barcelona do të joshej që të pranonte shitjen e tij për shkak të situatës financiare.
Paga e lartë e De Jongut paraqet një problem të madh për blaugranasit dhe shitja e tij do t’i lehtësonte problemet financiare.
Katalanasit raportohet se kanë refuzuar më herët një ofertë nga Tottenhami për De Jong, por oferta e PSG me shumë mundësi do të jetë më e madhe dhe do t’i bëjë drejtuesit e klubit të mendojnë dy herë para se të japin një përgjigje.
Raporti shton më tutje se Barcelona do të ishin më se të lumtur që të shesin holandezin në rast se ai nuk pranon ulje të pagës, në fakt vet lojtari e ka ripërsëritur dëshirën e tij për të qëndruar andaj mbetet të shihet se cili do të jetë përfundimi. /Telegrafi/
sport,BARCELONA,Frenkie de Jong,la liga,Ligue 1,PSG , BARCELONA,Frenkie de Jong,la liga,Ligue 1,PSG