Lëndimet nuk po e lanë Real Madridin rehat dhe një gjë e tillë i ndodhi edhe para nisjes së ndeshje ndaj Atletico Madridit.
Mungesa e Antonio Rudiger u konfirmua shumë orë para ndeshjes, ndërsa në seancën e nxehjes para ndeshjes, Vinicius u ndal për shkak të problemeve fizike.
Brahimit iu desh të bënte një ngrohje ekspres dhe u fut direkt në formacionin startuese, ku edhe shënoi golin e parë të ndeshjes.
Lëndimi i brazilianit nuk e ndryshoi formacionin e Real Madridit, të cilën po luajnë në sulm me me Rodrygo dhe Brahim Diazin në sulm.
Ndërkohë që pritet të dihet arsyeja e saktë e Vinicius, realiteti është se braziliani pëson lëndimin e tretë deri më tani këtë sezon.
Ky dëmtim vjen një javë para përballjes me Gironën e vendit të dytë, dhe nëntë ditë para rikthimit të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
sport,Atletico Madrid,la liga,real madrid,Vinicius Junior , Atletico Madrid,la liga,real madrid,Vinicius Junior