Raphinha festoi golin e tij kundër Paris Saint-Germain me lëvizjen e njohur të Neymar që e bënte sa ishte yll në Evropë.
Kjo nuk ishte për të imituar Neymarin që u largua nga Barca në vitin 2017, natyrisht.
Raphinha e bëri atë pikërisht përballë ultrasve të PSG-së, të cilët e urrenin shumë Neymarin sezonin e kaluar.
Në përgjithësi, koha e Ney me parisienët ishte me tensione, por ai me siguri meritonte më shumë respekt në fazën e fundit të karrierës së tij në Francë.
Hakmarrja dhe mbrojtja erdhi nga bashkatdhetarit i tij që shënoi dy herë në “Parkun e Princave”.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave në Barcelonë. /Telegrafi/
😝 Raphinha, celebrando a lo Neymar pic.twitter.com/xPXoOn8ras
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) April 10, 2024
sport,neymar,PSG,raphinha , neymar,PSG,raphinha