Nga shtëpi pushimi në aset investimi – Çfarë ofron Holiday In 2?

Holiday In 2 është një mundësi konkrete për blerje dhe investim në bregdetin shqiptar, për ata që janë në fazë vendimmarrjeje dhe kërkojnë një pronë me vlerë reale sot dhe perspektivë rritjeje nesër.

I zhvilluar nga Edil Project, Holiday In 2 nuk është thjesht një kompleks apartamentesh. Është një vizion urban i menduar për të kombinuar pushimin me përditshmërinë, investimin me stilin e jetesës, dhe qetësinë e zonës me zhvillimin e qëndrueshëm.

Holiday In 2 nuk është vetëm për verën. Arkitektura bashkëkohore, organizimi i hapësirave dhe planifikimi urban e bëjnë kompleksin të përshtatshëm për jetesë gjatë gjithë vitit.

I vendosur në zonën e Kunes në Shëngjin, projekti poashtu ofron akses të shpejtë në plazh, hapësira të gjelbra dhe një ambient që ruan privatësinë dhe qetësinë, edhe gjatë sezonit më të ngarkuar.