Adrian Bajrami pritet të jetë i ‘diplomuari’ i rradhës i cili do të bëjë kalimin nga Shqipëria U21 tek Kombëtarja e madhe.
Mbrojtësi i Benficas po zhvillon një sezon të kënaqshëm në Portugali, ndërsa me Shpresat është titullar i padiskutueshëm prej më shumë se 2 vitesh.
Sot ai feston 22-vjetorin e lindjes dhe rrjedhimisht i humbet e drejta për të luajtur me 21-vjeçarët pas këtyre kualifikueseve të Euro 2025 për këtë grupmoshë.
Në këtë ditë të veçantë, FSHF uron Bajramin me një postim në rrjete sociale.
sport,adrian bajrami,kombetarja shqiptare , adrian bajrami,kombetarja shqiptare