Portën e zbrazët dhe kohë sa të donte, sulmuesi australian bën huqjen e vitit

Lajme

Një huqje e pabesueshme vjen nga niveli më i lartë i futbollit australian, pikërisht nga ndeshja e xhiros së 16-të të A-League midis Central Coast Mariners dhe Sydney FC.

Mysafirët festuan bindshëm me rezultat 3-1, ndërsa momenti i ndeshjes ndodhi në minutën e 28-të.

Me epërsinë 3-0 në 20 minutat e para të lojës, mysafirët patën mundësinë më të madhe të mundshme për të rritur epërsinë e tyre.

Gjegjësisht, portieri mikpritës Brian Kaltak i fali një pasim sulmuesit kundërshtar Patrick Wood, por 21-vjeçari australian bëri aq që nuk besohej.

Ai bëri ndoshta gabimin më të madh të karrierës së tij në vend, pasi në vend se të shënonte në portën e zbrazët, ai gjuajti jashtë.

Një huqje që rrallë shihet në botën e futbollit, për të mos thënë asnjëherë. /Telegrafi/



sport,central coast mariners,sydney , central coast mariners,sydney

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *