Po shkëlqen te Dortmundi, Arsenali përgatit ofertën e lartë për talentin

Lajme

Jamie Bynoe-Gittens është një nga futbollistët e rinj më të talentuar te gjiganti gjerman Borussia Dortmund.

Sulmuesi anësorë ka katër vite që është pjesë e verdhezinjve kur iu bashkua nga Akademia e Manchester Cityt, derisa nga viti 2022 është pjesë e ekipit të parë.

Megjithatë e ardhmja e tij mund të jetë sërish në vendlindje Angli, pasi Arsenali ka shprehur interesim për ta rikthyer në Ishull sulmuesin anësorë.

Arsenali ka filluar të shqyrtojë mundësinë për të bërë një përpjekje interesante financiare për ta nënshkruar atë përpara se çmimi i tij të rritet edhe më shumë.

19-vjeçari ka dy gola dhe gjashtë asistime që ai ka këtë sezon, po në 21 ndeshje me skuadrën e Edin Terzicit ku pavarësisht moshës së re ai po fiton pozicionin e tij.

Ai është vetëm 19 vjeç dhe është një anësor i shpejtë dhe i zoti që i ofron zgjidhje të mira lojës dhe është një futbollist që po pëlqehet shumë nga Mikel Arteta.

I vlerësuar në 28 milionë euro nga Transfermarkt, informacionet nga SportMediaset ku Arsenali është vendosur tashmë në gjurmët e tyre flasin për një investim të mundshëm prej 35 milionë euro që Topçinjtë po konsiderojnë.

Topçinjtë kanë disa emra të mirë në krahët e sulmit si Gabriel Martinelli, Bukayo Saka apo Leandro Torssard, por Arteta beson shumë se Gittens mund të rritet dhe të ketë hapësira të mëdha në Emirates Stadium.

Kësisoj londinezët po shpejtojnë për t’i siguruar shërbimet e tij para se çmimi i Gittens të rritet dhe konkurrenca të shtohet. /Telegrafi/



sport,arsenal,Premier League , arsenal,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *