“Po i jepni një mesazh gjithë botës”, Gianni Infantino viziton përfaqësuesen e Iranit

Lajme

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, vizitoi dhomat e zhveshjes së përfaqësueses së Iranit pas barazimit 2-2 ndaj Zelandës së Re në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.

Kreu i futbollit botëror iu drejtua futbollistëve dhe stafit teknik të Iranit me fjalë inkurajuese, duke përgëzuar paraqitjen e tyre dhe mesazhin që, sipas tij, skuadra po transmeton në skenën ndërkombëtare.


“Ndeshja e sotme ishte e vështirë dhe me pak më shumë fat mund ta kishit fituar. Por ju po luani futboll të mirë. Keni edhe dy ndeshje përpara dhe do ta bëni botën krenare edhe një herë me atë që do të tregoni në fushë”.

“E di çfarë po kaloni, e kuptoj, por ju jeni më të fortë se çdo gjë. Po dërgoni një sinjal për gjithë botën. Sonte e bashkuat të gjithë stadiumin rreth jush”.

“Ia treguat këtë botës dhe dërguat një mesazh të fuqishëm. Ju falënderoj shumë”, u shpreh Infantino.

Vizita e presidentit të FIFA-s ndodhi menjëherë pas përfundimit të takimit, në të cilin Irani siguroi një pikë të rëndësishme pas barazimit 2-2 kundër Zelandës së Re.

Me këtë rezultat, iranianët mbeten plotësisht në garë për kualifikimin në fazën eliminatore, ndërsa i presin edhe dy ndeshje të tjera për të siguruar një vend në raundin e ardhshëm të turneut./

Promo