Përforcimi i parë i janarit, Juventus afron mbrojtësin

Lajme

Ndërsa kërkimet për mesfushën vazhdojnë, Juventusi është gati të mirëpresë përforcimin e parë të janarit. Sipas asaj që shkruajnë mediat, është arritur një marrëveshje totale me Lille për ardhjen e Tiago Djalos, portugezit të lindur në vitin 2000, për të cilin bardhezinjtë kishin negociuar prej disa kohësh.

Vizitat mjekësore të mbrojtësit janë planifikuar mes të martës dhe të mërkurës për lojtarin që në letër do të zëvendësojë Huijsen, i huazuar te Roma. Djalò do të mbërrijë në Torino për 3 milionë euro si pjesë fikse plus 3.5 milionë të tjera bonuse, të cilave i shtohet edhe një përqindje në rishitjen e ardhshme.

Orët e fundit janë rregulluar edhe detajet përfundimtare dhe tani lojtari është gati të transferohet në Itali, për të nisur aventurën e re në Torino. Sa i takon shifrave, parashikohet një kontratë katërvjeçare, që skadon në qershor 2028. /balkanweb/



sport,JUVENTUS , JUVENTUS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *