Përforcime për sulmin e mefushën, Napoli zyrtarizon afrimin e dy talenteve

Lajme

Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku arritën të fitonin për herë të 3-të, në histori, kampionatin italian të futbollit, Serie A, “Blutë” e Napoli po kalojnë një sezon jo fort të mirë, sidomos pas eleminimit turpërues, 4 me 0, nga Frosinone, në Kupën e Italisë, si dhe renditen në vendin e 8-të të në kampionat, pas skuadrave si Fiorentina, Atalanta, Lazio e Bologna.

Tashmë, pas zyrtarimit të shërbimeve të anësorit të mbrojtjes, Pasquale Mazzocchi, për vetëm 3 milionë euro, nga skuadra e Salernitana, Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis ka njoftuar një tjetër tranasferim, i cili prej disa ditësh përflitej në mediat italiane dhe pritet të ndryshojë jo pak situatën te klubi i Napoli.

Bëhet fjalë për “fantazistin” 22-vjeçar të mesfushës, Hamed Junior Traore, me “yllin” nga Bregu i Fildishtë, i cili këtë të mëkurë është zyrtizuar si lojtari më i ri i kampionëve në fuqi të Italisë dhe kjo u konfirmua nga vetë Presidenti i “Bluve”, i cili me një postim, në profilin zyrtar, në “Tëitter” i ka uruar të riut, nga Bregu i Fildishtë mirëseardhjen.

Në krahun tjetër, Traore nuk është i vetmi që bashkohet me “Blutë” e Napoli, pasi së shpejti te klubi italian pritet edhe një sulmues dhe ky është “fantazisti” belg, Cyril Ngonge, teksa pas arritjes së akordit me klubin e Hellas Verona, sulmuesi do t’i nënshtrohet kontrolleve të zakonshme mjekësore mesditën e së enjtes, së bashkua me Traore, por ndryshe nga ky i fundit do të nënshkuajë pas përfundimit të vizitave. /abcnews.al



sport,napoli , napoli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *