Përballje titulli, Bylis “thumbon” nga Elbasan Arena: Kur vijmë ne bohet nami

Lajme

Bylis do të presë në shtëpi ditën e hënë Elbasanin për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë së Parë.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça” do të startojë në orën 13:30.

Një supersfidë, ku luhen edhe fatet e titullit kampion. Bylis mban vendin e parë me 51 pikë, ndërsa Elbasani është i dyti me 2 pikë më pak.

Një ndeshje që pritet të jetë e luftuar me ekipet që kërkojnë me doemos fitoren.

Dy ditë para kësaj sfide nuk kanë munguar as “thumbimet” nga klubi ballshiot.

Me anë të një foto të ekipit të tyre në “Elbasan Arena” të cilën e kanë postuar në faqen zyrtare në Instagram, Bylis vendos edhe një këngë të reperit Noizy, ku një pjesë thotë, “Kur vijmë ne bohet nami”.

Në këtë mënyrë klubi nga Ballshi kërkon që të ndezë supersfidën akoma ma zbritur ekipet në fushën e blertë.



sport,bylis,Elbasan,Kategoria e Parë , bylis,Elbasan,Kategoria e Parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *