Athletic Bilbao nuk ka shpenzuar para për transferime që nga viti 2020, kur atëherë nënshkruan me Alex Berenguer nga Torino për 12 milionë euro, por tashmë për herë të parë pas katër viteve kjo pritet të ndryshojë.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, klubi bask ka arritur një marrëveshje me ekipin portugez Braga, për transferimin e sulmuesit spanjoll Alvaro Djalo.
24-vjeçari ka lindur në Madrid dhe ka origjinë nga Guinea Ekuatoriale, por është rritur në shtetin bask dhe e konsideron Bilbaon si shtëpinë e tij.
Ai ka qenë në një formë të mirë për Bragën këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar tri asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.
Diario AS ka thënë se marrëveshja mes dy klubeve do të mbyllet për 15 milionë euro plus pesë milionë euro tjera bonuse.
Kjo marrëveshje do ta bëjë atë nënshkrimin e tretë më të shtrenjtë në histori të klubit, pas Inigo Martinez dhe Yuri Berchiche.
Transferimi i Djalos ngre dyshime për largimin e Nico Williams, i cili ndonëse nënshkroi një kontratë të re disa muaj më parë, ka tërhequr interesim të madh nga klubet anembanë Evropës. /Telegrafi/
sport,Athletic Bilbao,la liga , Athletic Bilbao,la liga