Ernest Muçi ka pasur një rritje të vazhdueshme, që pasi Tirana e shiti te Legia.
23-vjeçari i dalë nga akademia e bardhebluve është tashmë pjesë e Besiktas, pasi klubi polak e shiti për 10 milionë euro.
“Transfermarkt” që vlerëson lojtarët, i jep Muçit një vlerë prej 11 milionë eurosh.
Kjo e bën atë të tretin më të shtrenjtë nga lojtarët shqiptar.
Para tij qëndrojnë Kristjan Asllani me vlerë 16 milionë euro dhe Armando Broja me 28 milionë euro.
Muçi ka premisa për t’u rritur më shumë në të ardhmen.
Fati i Kombëtares shqiptare është se si Muçi, Broja dhe Asllani janë në moshë të re.
Për këtë jo vetëm e tashmja, por dhe e ardhmja është e mbështetur te yjet jashtë Shqipërisë.
sport,Ernest Muci,kombetarja shqiptare , Ernest Muci,kombetarja shqiptare