Partizani ‘mbush xhepat’, derbi me Tiranën arkëton shumën e majme

Lajme

Partizani fitoi derbin me Tiranën javën e fundit duke dalë nga kriza e rezultateve e duke zhytur akoma më shumë rivalët bardheblu. Të kuqtë përmbysën golin e shpejtë të Tiranës që në pjesën e parë me dyshen Skuka – Cara që legjitimuan festën e kuqe në stadium.

Veç derbit, Partizani si pritës del i fituar edhe në anën financiare. Demat kanë arkëtuar plot 130 milionë lekë nga shitja e biletave. 12638 është numri zyrtar i biletave të shitura, një numër relativisht i ulët me derbit e mëparshëm megjithatë i sjell klubit një shumë të madhe parash.

E rradhës për ‘Demat’ është transferta e vështirë në Korçë, të dielën në orën 17:00, aty ku sfidojnë Skënderbeun që u ka marrë 4 pikë këtë sezon.



sport,Partizani,Superiore,tirana , Partizani,Superiore,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *