“Paris 2024”/ Kush është shqiptarja që do të garojë sot në Lojërat Olimpike

Lajme

Mbrëmjen e djeshme 26 Korrik 2024, Lojërat Olimpike, çelën siparin teksa pjesëmarrës në këtë eveniment tejet të rëndësishëm, do të jenë edhe përfaqësues dinjitozë të vendit tonë.

Sipas programit të pasqyruar zyrtarisht, këtë të shtunë, e para që përfaqëson Shqipërinë në këtë kompeticion është Manjola Konini.

Ajo është e disiplinuar në qitje me pistoletë për femra, teksa ditën e sotme do të “provojë fatin” nga distanca 10 metër.

Po ashtu, Manjola Kokini, do të ketë sfidën e radhës më 2 gusht, ku këtë herë do të duhet të jetë precize në qitje nga distanca 25 metër.

Shqiptarja Manjola Kokini, merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, por ka dëshmuar sukses në të tjera evenimente, siç është shpallja kampione e Ballkanit për të rinj në distancë 10 dhe 25 metër.

Po ashtu, ajo ka shkëlqyer edhe në vendin fqinj, Itali, ku është shpallur 5 herë kampione, si dhe 7 herë të tjera në Shqipëri.



sport,Lojërat Olimpike,Manjola Konini,paris 2024,pjesemarrese , Lojërat Olimpike,Manjola Konini,paris 2024,pjesemarrese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *