Ditën e sotme kanë nisur garat e atletikës në Lojërat Olimpike Paris 2024. “Mbretëresha” e sporteve ka zbritur në pistë në kryeqytetin francez dhe në ditët në vijim do të zhvillojnë garat e tyre edhe atletët shqiptarë.
Kampionia kuqezi Luiza Gega do të zhvillojë garën e saj në 4 gusht në orën 10:30, ndërsa Franko Burraj do të konkurrojë në 3 gusht në orën 10:30.
Më pas do të jetë radha e mundësve për të zhvilluar garat respektive. Në 8 gusht do të garojë Abakarov, në 9 gusht Valiev, ndërsa në 10 gusht Dudaev.
Sportistët kuqezi synojnë që të shkruajnë historinë në Paris 2024, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e parë në një Olimpiadë.
Më poshtë datat dhe oraret e garave të sportistëve kuqezi në Paris 2024:
sport,Luiza Gega,paris 2024 , Luiza Gega,paris 2024