Është padyshim një mungesë që ndikon shumë tek ecuria e ekipit. “Të Kaltërit” e Italisë janë në ankth pas dëmtimit të Scalvini në ndeshjen e kësaj të diele të Atalanta ndaj Fiorentina.
Ajo lojë u mbyll me rezultatin 2-3 në favor të “Violëve”, me mbrojtësin që shënoi një prej golave të skuadrës së Gian Piero Gasperini.
Scalvini është pjesë e listës së trajnerit Luciano Spalletti për ndeshjet e kampionatit Europian.
Mbrojtësi italian doli nga fusha e lojës në minutën e 84’-t të ndeshjes së fundit të sezonit 2023-2024 në Serie A, i ndihmuar nga stafi mjekësor.
Deri më tani nuk dihet se cila është shkalla e dëmtimit të 20-vjeçarit, por tekniku Luciano Spalletti pret me ankth lajme për mbrojtësin.
Duke qenë se nisja e Kampionatit Evropian është shumë pranë dhe në sfidën e parë do të përballen me “Legjionarët” e Kombëtares sonë.
sport,Euro 2024,kombetarja e italise , Euro 2024,kombetarja e italise