Real Madridi shënoi fitore me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj rivalit direkt për titull Gironës, duke çuar në pesë diferencën e pikëve në tabelë.
Në një ndeshje ku shkëlqyen lojtarët si Vinicius Jr dhe Jude Bellingham, fitorja e Real Madridit nuk u vu asnjëherë në dyshim, kjo falë dominimit të madrilenëve që nga starti.
Si shpeshherë këtë sezon, edhe në këtë ndeshje Jude Bellingham ishte një ndër lojtarët që lanë shenja në rezultatin e ndeshjes, duke shënuar dy gola në sfidën ndoshta më të rëndësishmen deri më tani për Real Madridin.
Megjithatë, një goditje që mesfushori anglez mori në pjesën e parë të këtij takimi, siç duket e shqetësoi atë gjatë ndeshjes, me ç’rast u detyrua të largohej nga fusha para kohës.
Pamjet e shfaqura pas ndeshjes nga kamerat treguan se si Jude Bellingham po vuante nga dhimbjet i ulur në bankën rezervë.
Ai sapo doli mori tretmanin e duhur nga stafi mjekësor i klubit, të cilët i lidhën një qese me akull në zonën ku ai po ankohej nga lëndimi.
Pas ndeshjes Ancelotti e la në pikëpyetje prezencën e Bellingham për duelin ndaj Leipzig në Ligën e Kampionëve të martën, teksa ai do t’i nënshtrohet nesër (e diel) testeve mjekësore, për të parë shkallën e lëndimit. /Telegrafi/
sport,Girona,Jude Bellingham,la liga,real madrid , Girona,Jude Bellingham,la liga,real madrid