Real Madridi ka siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick prej kohësh, por ai do t’i bashkohet kryeqytetasve spanjoll vetëm në verën e vitit 2024.
Palmeiras i ka kërkuar Real Madridit nëse mund ta mbajnë Endrick në Brazil deri në dhjetor, raporton Thiago Fernandes i Goal.
Megjithatë, Los Blancos nuk janë të gatshëm ta lënë talentin e mrekullueshëm të qëndrojë në Brazil, por ata do të dalin me një përgjigje zyrtare në prill.
Një tjetër media braziliane UOL raporton se shoqëruesit e Endrick e përshkruajnë këtë skenar si ‘të pamundur’, ata duan që i riu të bashkohet me Real Madridin në korrik.
Palmeiras ka vendosur të provojë fatin e tyre pasi zbuloi se Real Madrid do të shtojë Kylian Mbappe në listën e tyre këtë verë.
Klubi brazilian në këtë mënyrë po mundohet që ta bindin lojtarin dhe klubin spanjoll që Endrick të qëndrojë në vendlindje deri në dhjeotr, edhe pse një gjë e tillë duket e pamundur.
Sezoni i ri sapo ka nisur në Brazil dhe Endrick tashmë ka shënuar një gol në dy paraqitjet e tij të para për Palmeiras. /Telegrafi/
sport,Endrick,la liga,palmeiras,real madrid , Endrick,la liga,palmeiras,real madrid