“Nuk më dhanë asnjë pagë sa isha aty” – Arbër Zeneli flet për prishjen e kontratës me Adana Demirspor

Lajme

Arbër Zeneli në fillim të shtatorit kaloi te klubi i Supeligës së Turqisë, Adana Demirspor, por vetëm pas katër muajsh ai prishi kontratën me këtë klub, në mënyrë të njëanshme.

28-vjeçari ka thënë se kontrata është prishur pasi nuk ka marrë asnjë rrogë që kur ka kaluar në Turqi.

Për vonesën e pagave ishte ankuar edhe Sokol Cikalleshi i cili madje ishte pezulluar nga klubi për dy ndeshje vetëm pse kërkoi pagën e tij.

“Mendoj se të gjithë e dinë se si është. Kontrata është prishur, por ende ka disa çështje të vogla që duhet të zgjidhen. Është një proces ligjor. Ka shumë pjesë”.

“Së pari nuk më është paguar rroga qëkur kam nënshkruar me klubin në shtator dhe më pas si lojtar kam të drejtë ta prish kontratën. Po ashtu nuk e kam marrë kohën e lojës që shpresonim unë dhe klubi”, ka thënë Zeneli për Boras Tidning.

Zeneli ka asistuar një herë në 12 ndeshje me fanellën e Adanas në Superligën turke, ndërsa raportohet se ai do t’i bashkohet Elfsborgut.

Vetë Zeneli e ka konfirmuar se do të donte të luante me vëllain e tij Besfortin, i cili aktualisht luan në këtë klub. /Telegrafi/



sport,Adana Demirspor,Arbër Zeneli,superliga turke , Adana Demirspor,Arbër Zeneli,superliga turke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *