Nuk bindi në “Santiago Bernabeu”, Reali heq dorë nga Yan Couto

Lajme

Real Madrid me shumë gjasa nuk do të tentojë Yan Couto. Mbrojtësi brazilian ishte kthyer në një objektiv për madrilenët për në merkaton e verës.

Lojtari i Gironas nuk bindi në sfidën që luajti ndaj Realit në “Santiago Bernabeu” dhe në këto kushte “Los Blancos” do të heqin dorë nga transferimi i tij. 21-vjeçari është i huazuar te Girona nga Manchester City dhe duket se do të rikthehet në “Etihad Stadium” në fund të sezonit.

Braziliani ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat duke realizuar dy gola e duke asistuar në 7 të tjerë.



sport,la liga,real madrid,yan couto , la liga,real madrid,yan couto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *