Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje 1-0 në udhëtim te Suedia në ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars.
Kuqezinjtë u mposhtën 3-0 në ndeshjen e parë nga Kili, derisa paraqitja e sotme ishte shumë më e mirë se katër ditëve më parë.
SofaScore ka publikuar edhe notat e futbollistëve më të mirë te të dyja ekipet përfaqësuese pas përfundimit të ndeshjes.
Në mbrojtje shkëlqyen dyshja Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj, derisa paraqitje fantastike pati edhe portieri Thomas Strakosha që mori notën më të lartë.
Në mesfushë më të vlerësuarit ishin Nedim Bajrami, Ylber Ramadani e Kristjan Asllani, derisa notat më të ulëta shkuan për Ivan Balliun dhe Qaim Lacin.
Te skuadra vendase futbollistët më të vlerësuar ishin Alexander Isak, Victor Lindelof dhe golashënuesi Gustaf Nilsson. /Telegrafi/
sport,kombetarja shqiptare , kombetarja shqiptare