Norvegjezi rinovon kontratën me Manchester Cityn, qëndron deri në vitin 2029

Lajme

Manchester City ka rinovuar kontratën me Oscar Bobb. Klubi kampion i Europës ka nënshkruar marrëveshjen e re me futbollistin norvegjez, i cili do të qëndrojë në Manchester të paktën deri në vitin 2029. Mesfushori me tipare sulmuesi ka kontribuar për Cityn këtë sezon, duke zhvilluar 16 paraqitje në të gjitha garat deri më tani dhe duke realizuar 2 gola.

“Sa e lehtë ishte të marrësh këtë vendim? Është diçka që unë e doja, të jesh këtu është një mundësi e mirë. Ishte një zgjedhje e lehtë. Lojtarët më kanë ndihmuar mua të zhvillohem shumë dhe të përparoj” – Tha Bobb pas firmës! Bobb është një futbollist që ka dalë nga akademia e Manchester Cityt, teksa më parë ka qenë pjesë e të rinjve.



sport,Manchester City,oscar bobb,Premier League , Manchester City,oscar bobb,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *