Një tjetër yll i Barcelonës nga akademia ka thyer rekordin e mbajtur nga Lamine Yamal

Lajme

Teksa Barcelona i është drejtuar akademisë së tyre La Masia në kohërat e vështira, kjo ka bërë që një numër i madh i lojtarëve të kishin mundësi për të luajtur me ekipin e parë, diçka që ndoshta në rrethana tjera nuk do kishte qenë e mundur duke marrë parasysh moshën e tyre.

Shembujt më të mirë për të ilustruar këtë gjë janë dyshja Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal, por një tjetër talent nga akademia e Barcelonës po zhvillohet me hapa të shpejt.

Lamine Yamal mban rekordin si golashënuesi më i ri në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe për Spanjën, rekord ky që e ka vendosur këtë sezon.

Yamal gjithashtu kishte mbajtur rekordin edhe si lojtari më i ri që debuton në Primera RFEF, kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, në moshën 15 vjet, nëntë muaj e 23 ditë.

Sidoqoftë, mesfushori Guille Fernandez e ka tejkaluar rekordin e Lamine Yamalit, pasi ai u fut në lojë në fitoren e Barça Athletic me rezultat 3-2 ndaj Osasuna Promesas.

Tre lojtarët më të rinj që kanë debutuar janë produkt nga akademia e Barcelonës, teksa mesfushori Marc Bernal kompleton podiumin.

Fernandez është një mesfushor i cili shquhet për teknikën e tij të hatashme, dhe aftësinë për të shënuar gola nga distanca. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,la liga,lamine yamal , BARCELONA,la liga,lamine yamal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *