Duke mposhtur Napolin 3-1 të martën, Barcelona është gjetur mes tetë skuadrave më të forta të Evropës për momentin.
Katalanasit nuk po planifikojnë të ndalen me kaq dhe tani synojnë gjysmëfinalen.
Sipas Toni Juanmarti, ata do të dëshironin të shmangnin Interin në rrugën e tyre drejt asaj faze.
Mesa duket dhoma e zhveshjes e konsideron këtë kundërshtar shumë më të ashpër se sa do të ishte Bayern Munich apo Paris Saint-Germain.
Lojtarët e drejtuar nga Simone Inzaghi shkuan deri në finale vitin e kaluar. Megjithatë, ata ende nuk e kanë vulosur vendin e tyre në çerekfinale këtë sezon.
Ndjenja e përgjithshme është se çdo ekip tjetër përveç Manchester Cityt të Pep Guardiolës është i kalueshëm. /Telegrafi/
sport,BARCELONA,champions league,la liga , BARCELONA,champions league,la liga