Një pikë dramatike për Milanin si mysafir i Sassuolos

Lajme

Milani ka barazuar 3-3 në udhëtim te Sassuolo në kuadër të javës së 32-të në Serie A.

Pas vetëm katër minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Pinamontit.

Vetëm gjashtë minuta kaluan dhe Sassuolo shënoi edhe të dytin, tani përmes Lariente për 2-0.

Në minutën e 18-të, Milanit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, të cilën e shënoi Samuel Chukwueze.

Por, dy minuta më vonë, Rafael Leao ngushtoi epërsinë e nikoqirit në 2-1, kur u asistua prej Musah.

Pjesa e dytë ishte po aq dramatike, ndërsa u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Lauriente realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij kur shënoi në minutën e 53-të.

Luka Jovic realizoi për 3-2 pas gjashtë minutave, por që Milani kishte sërish një gol të anuluar për pozicion jashtë loje dhe sërish ishte Chukwueze.

Rossonerëve një pikë ua siguroi Noa Okafor, kur realizoi në minutën e 82-të për 3-3 me një asistim të Mateo Gabbias.

Pas javës së 32-të Milani gjendet në vendin e dytë me 69 pikë, ndërsa në xhiron e 33-të zhvillon derbin lokal me Interin. /Telegrafi/



sport,Milan,Sassuolo,serie a , Milan,Sassuolo,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *