“Nisje e vështirë pasi duhet të njoh lojtarët”, Orges Shehi: Objektivi i vetëm i Partizanit është ndeshja e rradhës

Lajme

Trajneri i Partizani, Orges Shehi ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Kukësin që do të luhet sot në orën 17:00 në ‘Arenën e Demave’, e vlefshme për javën e 26-të të Superiores.

“Është e vërtetë që s’kemi marrë rezultate që donim, përsa i përket mungesave nuk dua t’i përmend fare sepse s’dua ti përmend si alibi. Jemi koshientë që s’kemi marrë ato që donim por duam të shohim përpara dhe të rritemi, të kërkojmë përmirësimin.

Duhet të lemë pas krahëve dhe të përqëndrohemi tek e sotmja. Është i njëjti kundërshtar, por dy kompeticione të ndryshme, ne duhet të fokusohemi tek kampionati. Duhet të marrim 3 pikët dhe më pas të mendojmë për Kupën.

Ndeshjet e ardhshme duan vlerësim maksimal, duhet t’i trajtojmë me qëllimin që po luajmë me skuadra pretendente. Aventura në çdo klub që shkon nuk është e lehtë, sepse duhet të njohësh lojtarët dhe mënyrën e të luajturit. E filluam mirë dhe faza përgatitore shkoi mirë, disa detaje na kanë ndikuar në ndeshjet që skemi fituar.

Çdo trajner ku shkon ka vështirësitë e veta, kjo është e pashmangshme, janë të pranishme kudo atje ku shkojnë për herë të parë në mes të një sezoni. E rëndësishme është që lojtarët kanë dëshirën dhe janë të fortë. Objektivi ynë i vetëm dhe primar është ndeshja e sotme”, tha ai. /newsport.al/



sport,Kukes,Partizani,Superiore , Kukes,Partizani,Superiore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *