Nis organizimi, tifozët kuqezi do të jenë të shumtë edhe në ndeshjen Kroaci-Shqipëri

Lajme

Nga qyteti i Dortmundit në Gjermani janë organizuar shumë tifozë shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Hamburgut sot dhe nesër.

Ashtu siç ndodhi në ndeshjen e parë, Itali-Shqipëri, edhe këtë herë, pritet një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptarësh.

Megjithatë, jo në atë masë sa në ndeshjen me Italinë, sepse edhe nga kroatët është siguruar një pjesë e mirë e biletave, duke u renditur mes 3 shteteve me kërkesa më shumë nga tifozët për ndeshjet e tyre.

Gjithsesi, e sigurt është që në Hamburg pritet një uragan kuqezi me mijëra tifozë, që do të jenë në mbështetje të ekipit kombëtar në ndeshjen kundër Kroacisë.



lajme,sport,Euro 2024,kombetarja,Kroaci-Shqipëri , Euro 2024,kombetarja,Kroaci-Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *