Veterani i Milanit dhe Kroacisë, Zvonimir Boban, ka dhënë dorëheqjen si shef i futbollit të UEFA-s , në shenjë proteste ndaj një plani të diskutueshëm që u shty nga presidenti i konfederatës europiane, Aleksandar Ceferin, për ta mbajtur atë në detyrë deri në vitin 2031.
Ceferin u zgjodh fillimisht shef i UEFA-s në vitin 2016 dhe një vit më vonë solli një sërë reformash në qeverisjen e futbollit si pjesë e një përpjekjeje për të kapërcyer një seri skandalesh që e kanë pllakosur atë në vitet e mëparshme. Një nga ato reforma ishte kufiri prej tre mandatesh për të gjitha postet e larta, përfshirë edhe të tijat.
Por, siç u konfirmua në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të UEFA-s në Hamburg muajin e kaluar, ndërkombëtari slloven beson se termat që kanë filluar para vitit 2017 nuk duhet të llogariten në kufi, dhe është pikërisht ky ndryshim që do t’i lejojë atij të rinovojë mandatin e tij deri në vitin 2031 .
Ky vendim i veçantë shkaktoi reagime që në fillim, me arkëtarin e UEFA-s, David Gill, i cili shprehu kundërshtimin e tij, duke theksuar se nuk ishte në përputhje me frymën e rregullave të reja, me Bobanin që ishte zyrtari i dytë i profilit të lartë që doli kundër tij, madje duke paraqitur dorëheqjen e tij.
“Pavarësisht se kam shprehur shqetësimin tim më të thellë dhe mosmiratimin total, presidenti i UEFA-s nuk sheh ndonjë problem ligjor me ndryshimet e propozuara, e lëre më ato morale apo etike. Ironia është se ishte vetë presidenti i UEFA-s që propozoi dhe nisi një sërë reformash në vitin 2017, të cilat u prezantuan për të parandaluar një eventualitet të tillë.
Këto rregulla u krijuan për të mbrojtur UEFA-n dhe futbollin evropian nga ‘qeverisja e keqe’ që për vite me radhë ka qenë fatkeqësisht ‘mënyra e funksionimit’ e asaj që shpesh quhet ‘sistemi i vjetër’ i qeverisjes së futbollit”, tha ai në një deklaratë për mediat kroate ‘Telegram . hr’ Boban dhe vazhdoi në të njëjtën mënyrë.
“Reformat ishin për nder të futbollit dhe presidentit të UEFA-s. Megjithatë, largimi i tij nga këto vlera është i pakuptueshëm. Do të ishte kundër të gjitha parimeve dhe vlerave që unë mbroj nëse do të mbështesja në mënyrë implicite ndryshimin e rregulloreve. Nuk po përpiqem të jem një lloj heroi dhe e di mirë se shumë njerëz kanë të njëjtin mendim si unë – ndoshta naiv, por sigurisht i saktë.
Gjatë gjithë këtyre viteve kam pasur një bashkëpunim të përsosur me Aleksandrin dhe kolegët e mi në UEFA , i falenderoj dhe i uroj më të mirat. Më vjen keq dhe jam shumë i trishtuar, por po largohem nga UEFA .”
Nëse, megjithatë, ajo që pretendon Boban është e vërtetë atëherë plani i Ceferin është në rrezik pasi çdo ndryshim në rregullore do të duhej të ratifikohej nga shumica e 55 shoqatave-anëtare të UEFA-s në konferencën e tyre vjetore në Paris më 8 shkurt.
Por ajo që është më e keqja për presidentin aktual të UEFA-s është fakti se ky reagim dhe sulm erdhi nga një njeri që konsiderohej si një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. /abcnews.al
sport,Aleksander Čeferin,boban,uefa , Aleksander Čeferin,boban,uefa