Në Europë nga ‘divani’, por Tirana shkon si ‘e fortë’ në vazot e Conference League

Lajme

Tirana siguroi pjesëmarrjen në turet europiane edhe pse mbylli kampionatin në vendin e 5-të. Për këtë ‘mrekulli’ duhet të ‘falenderojnë’ Egnatian dhe Skënderbeun.

Korçarët janë të dënuar nga UEFA edhe për tri vite duke lënë një vend bosh për skuadrat shqiptare në kualifikueset europiane, dhe ky vend bosh u mor nga Tirana për shkak se Egnatia mposhti Kukësin në finalen e Kupës.

Bardheblutë do të jenë në raundin e parë të Conference League që u garanton jo vetëm 325 mijë euro bonuse, por edhe një vend në vazot favorite të shortit të UEFA-s.

Bardheblutë kanë një koeficient 5.5, falë kalimeve të tureve në sezonet e fundit dhe renditen si ‘skuadër e fortë’.

Lajm shumë i mirë për ta që teorikisht do të kenë një skuadër më të dobët në letër në raundin e parë të Conference League.

Për çdo tur të kaluar, ekipet përfitojnë 200 mijë euro më shumë, ndërsa kualifikimi në grupe zeron të gjitha bonuset dhe u jepet direkt 3.17 milionë euro.



sport,Conference League,Superiore,tirana , Conference League,Superiore,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *