Mijëra shqiptarë ndodhen në Dortmund e nëpër sheshe, ku ka nisur vallja shqiptare. Në Dortmund sot flitet shqip, kërcehet shqip.
“O sa mirë me qenë shqiptar”.
Vuvuzela, daullet gjëmojnë, ndërsa mbizotërojnë vetëm ngjyrat kuq e zi, pasi të gjithë mbajnë në krahë flamurin kuq e zi.
Kuqezinjtë zbresin sot në mbrëmje në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmund, me ëndrrën për të bërë histori në Euro 2024, në ndeshjen e parë kundër Italisë fqinje.
sport,Dortumnd,këndohet,kërcehet shqip , Dortumnd,këndohet,kërcehet shqip