Skena shokuese u shfaqën në ndeshjen e FA Cup mes West Brom dhe Wolves pasi tifozeritë e të dyja klubeve u përfshin në një përleshje masive, duke bërë që të ndërpritet ndeshja për disa minuta.
Këto dy skuadra u takuan sot (e diel) në kuadër të rrethit të katërt në kuadër të FA Cup.
Wolves po avanconte me një rezultat komod prej 2-0 falë golave nga Pedro Neto dhe Matheus Cunha.
Gjithçka nisi në momentin kur u shënua goli i dytë pasi tifozët e Wolves u munduan që t’i provokojnë ata të ekipit vendas. Policia u përpoq që të intervenoi, por sidoqoftë situata doli jashtë kontrollit.
Komentatori i ndeshjes tha se ai nuk kishte parë skena të tilla në Angli që një kohë të gjatë dhe u mundua ta largojë vëmendjen nga ato skena, duke refuzuar që të flas për atë që realisht po ndodhte në fushë.
Në stadium më pas në një ekran gjigant u shfaq mesazhi: “Ju lutem rikthehuni në ulëset e juaja. Hyrja brenda fushës së lojës është një krim”.
Pasi ndeshjau ndërpre për disa minuta, vendimi u mor që dy skuadrat të riktheheshin përsëri për të zhvilluar ndeshjen aty ku mbeti./Telegrafi/
Absolutely Pandemonium At The West Brom Wolves Game, Fans On The Pitch, Fighting In The Stands, It’s Gone Off, And The Police Are Struggling To Get Control Here. pic.twitter.com/EcHxWoHLSG
— Fid (@UpNorthFiddy) January 28, 2024
sport,FA CUP,west brom,wolves , FA CUP,west brom,wolves