Ndërpritet ndeshja mes Udineses dhe Milanit, shkak koret raciste në drejtim të Maignan

Lajme

Është ndërperë dueli mes Udineses dhe Milanit, si pasojë e koreve raciste në drejtim të portierit mysafir Mike Maignan.

Po zhvillohej minuta e 35-të e takimit, kur Maignan i kërkoi gjyqtarit të takimit që ndeshja të ndërpritej pikërisht për shkak të thirrjeve raciste.

Portieri francez menjëherë i mërzitur shkoi drejt dhomës së zhveshjes, së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve, mirëpo pas konsultimit me stafin e ekipit ata vendosën që të riktheheshin përsëri në fushë.

Ndeshja vazhdoi përsëri aty ku mbeti në gjysmë, mirëpo rrezikon që të ndërpritet përfundimisht në rast se tifozët e klubit vendas vazhdojnë me thirrje raciste.

Me që ra fjala, rezultati i ndeshjes është i barabartë 1-1, teksa për mysafirët shënoi Ruben Loftus-Cheek ndërsa për vendasit për të barazuar rezultatin u përkujdes Lamar Samardzic. /Telegrafi/



sport,mike maignan,Milan,Udinese , mike maignan,Milan,Udinese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *