Kombëtarja shqiptare e futbollit është paraqitur sot në fushën e lojës ndaj Kroacisë, me takimin që u mbyll me shifrat 2-2.
Në takimin ndaj kombëtares kroate, për më shumë se 10 minuta lojë u paraqit edhe Mirlind Daku, i cili debutoi në “EURO”.
Daku hyri në fushën e lojës në minutën e 85-të të ndeshjes, duke pasur disa momente të mira para golit për aq minuta sa luajti.
Sulmuesi kosovar luajti minutat e tij të parë me kombëtaren që nga nëntori i vitit të kaluar.
Për këtë paraqitje, reagoi edhe Daku në rrjetin social “Facebook”, përcjellë “Gazeta Express”.
Ai e cilësoi si nder dhe krenari përfaqësimin e shqiptarëve me kombëtaren e Shqipërisë.
sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare,Mirlind Daku , Euro 2024,kombetarja shqiptare,Mirlind Daku