Në listën e publikuar nga Sylvinho, një nga mungesat që ngjalli shumë reagime ishte ajo e Myrto Uzunit.
Sulmuesi është lënë jashtë Euro 2024 nga braziliani, por pavarësisht kësaj beratasi ëhstë në qendër të merkatos.
29-vjeçari duket gjithmonë e më larg Granadas. Në merkaton e verës Uzuni pritet të ndryshojë ambient dhe tashmë interesimet e para i vijnë nga La Liga.
Shqiptari është edhe në “radarin” e rekordmenëve të Europa League. Sevilla pëlqen karakteristikat e Uzunit dhe gjatë merkatos së verës do të tentojë ta mbajë në La Liga dhe ta transferijë në Sevilla.
Ndërkohë nuk duhet të harrojmë Las Palmas dhe Celta Vigo që gjithashtu kanë interesim për shërbimet e Uzunit.
Por jo vetëm kaq, sipas mediave spanjolle bëhet me dije se pëe 29-vjeçari ka interes konkret nga Rayo Vallecano, ku luan edhe Ivan Balliu.
Vallecano po punon për të ndërtuar ofertën e duhur për Granadan për t ëlënë të lirë sulmuesin, i cili do të ribashkohej me shokun e kombëtares, Balliun.
Kujtojmë se këtë sezon Uzuni ia ka dalë të shënojë 11 gola dhe ka dhuruar edhe 1 asist në 34 ndeshje të zhvilluara në La Liga.
Pavarësisht golave të beratasit Granada nuk ia doli të mbijetonte në La Liga, teksa ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.
sport,kombetarja shqiptare,la liga,Myrto Uzuni , kombetarja shqiptare,la liga,Myrto Uzuni