Mungon vetëm zyrtarizimi, Kumbulla transferohet në Spanjë

Lajme

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla bëhet gati për një aventurë të re në karrierën e tij. 24-vjeçari do të largohet sërish nga Roma, pas eksperiencës së fundit te Sassuolo, por kësaj radhe në drejtim të Spanjës.

Sipas mediave italiane dhe ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, Espanyol dhe Roma kanë arritur një marrëveshje për huazimin në Katalonjë të mbrojtësit shqiptar.

Detajet përfundimtare të kësaj marrëveshjeje do të zgjidhen sot. Kumbulla do të nisë një eksperiencë të re në elitën e futbollit spanjoll.



sport,Marash Kumbulla , Marash Kumbulla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *