Menjëherë pasi shënoi golin që i siguroi një ndër fitoret më të çmendura të titullit të Kupës së Kombeve të Afrikës kombëtares së Bregut të Fildishtë, Sebastien Haller po bënte një intervistë televizive, të cilën u detyrua ta lë në gjysmë për shkak se shpërtheu në lot.
Pasi nuk iu nënshtrua sëmundjes dhe e luftoi atë për dy vite, tërë ato vuajtje dhe sakrifica që bëri, në fund u shpërblyen me një triumf të Bregut të Fildishtë dhe natyrisht emocionet e rrëmbyen.
Ishte pikërisht ai i cili me golin e tij i dha fitoren Bregut të Fildishtë në finalen e Kupës së Kombeve ndaj Nigerisë me rezultat 2-1.
“Ne kemi ëndërruar që shumë kohë për këtë moment. Ne shpresuam që do të vijmë deri në këtë moment dhe ndeshja nuk ishte aspak e lehtë. Skenat e gëzueshme që po i shohim tani, ajo që po ndodh në shtetin tonë, ata e meritojnë këtë, me të vërtetë shpresoj që njerëzit po ndihen mirë”, ka thënë Haller.
Pas dy operacioneve dhe një raundi të madh të kimioterapive, Haller më në fund ishte rikthyer në stërvitje në janar të vitit 2023 për të bërë më pas debutimin e tij një muaj më vonë ndaj Freiburgut, në atë që mund të jetë një rastësi, pikërisht në Ditën Botërore të Kancerit.
“Tani më duhet të bëjë gjithçka hap pas hapi dhe të mundohem të shijoj çdo moment. Nuk dua të pendohem për diçka më vonë. Mendoj se ndoshta do të duhen muaj ose vite për të përtypur gjithçka që ka ndodhur gjatë viteve të fundit”, është shprehur Haller teksa fliste për vështirësitë në të cilat kishte kaluar.
Fatmirësisht, teksa ai reflekton mbi periudhën e errët të jetës së tij, me një buzëqeshje në fytyrë tregon se e fitoi luftën dhe se ky do të jetë kujtimi më i bukur i tij në futboll. /Telegrafi/
sport,afcon,bregu i fildishte,Sebastian Haller , afcon,bregu i fildishte,Sebastian Haller