Aurelio De Laurentiis këmbëngul se Jose Mourinho nuk ka “asgjë” me Napolin, duke mohuar kështu që ai mund të jetë trajneri i ri i Napolit.
“Special One” u lidh me punën e trajnerit te napolitanët, pasi u shkarkua nga Roma, transmeton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Mirëpo, këto raportime u hodhën sot poshtë nga presidenti i Napolit, i cili foli para gazetarëve.
“Mourinho nuk ka asnjë lidhje me Napolin. Ai është një trajner shumë qesharak dhe impulsiv, por e ndjej se fati i tij qëndron jashtë Italisë. Me siguri jo te Napoli”, tha De Laurentiis, raporton “Sport Mediaset”.
Që nga shkarkimi te Roma, portugezi u lidh me një kalim edhe te Al-Shabab.
Mirëpo, 61-vjeçari refuzoi një ofertë nga klubi saudit – duke vazhduar kështu që ende të jetë trajner i lirë. /Gazeta Express/
sport,Jose Mourinho,napoli,serie a , Jose Mourinho,napoli,serie a