Mourinho në mes, Ronaldo dhe Totti pas krahëve të tij – legjendat e futbollit ishin mysafir në finalen e Kupës së Egjiptit

Lajme

Jose Mourinho ishte i pranishëm në Riad për finalen e Kupës mes Zamalek dhe Al Ahly, ku prezantoi trofeun dhe uroi dy skuadrat para nisjes së ndeshjes.

61-vjeçari në një intervistë me Rio Ferdinandin kishte thënë nuk e dinte se çfarë do të ndodhte më pas pasi u shkarkua nga Roma në janar pas dy vite e gjysmë në krye të klubit italian, por portugezi po e shfrytëzon mirë kohën e tij dhe është ende i përfshirë në aktivitete të lidhura me futbollin.

Të premten, më 8 mars, dy nga klubet më të mëdha të Egjiptit, Zamalek dhe Al Ahly u takuan në Al-Awwal Park në Arabinë Saudite për finalen e Kupës së Egjiptit.

Për habinë e miliona tifozëve të futbollit në mbarë botën, Jose Mourinho, legjenda braziliane Ronaldo Nazario dhe legjenda italiane Francesco Totti ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes.

Në fakt, ishte Mourinho ai që prezantoi trofeun para fillimit të ndeshje, ndërsa pas tij më fanellat e secilit ekipit, ishin Ronaldo dhe Totti.

Mourinhon foli për dorë me të gjithë akterët e ndeshjes, ndërsa njëjtë bën edhe Ronaldo Nazario me fanellën e Al-Ahly, por edhe Totti që përfaqësoi Zamalekun.

Nga aty portugezi shkoi drejt e në meçin boksit, ku do të takohen, Anthony Joshua dhe Francis Ngannou. /Telegrafi/



sport,Jose Mourinho , Jose Mourinho

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *