Modric konfirmon qëndrimin te Reali me një mesazh të fuqishëm për tifozët

Lajme

Luka Modric ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me klubin dhe e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.

Megjithatë, duke folur në festën e triumfit në Ligën e Kampionëve në Bernabeu, kroati është shfaqur duke konfirmuar se do të qëndrojë në Real Madrid edhe një tjetër sezon.

“Shihemi sezonin e ardhshëm”, tha fillimisht mesfushori legjendar i Los Blancos.

“Është hera e gjashtë këtu, ky sezon ka qenë i bukur. Jemi shumë të lumtur që jemi në Bernabeu duke festuar”.

“Dua të falënderoj tifozët tanë për mbështetjen e tyre, ata janë shumë të rëndësishëm për ne. Ata ndoshta as nuk e dinë se sa të rëndësishëm janë. Tifozët na shtyjnë gjithmonë, ne i duam”.

“Kemi pasur shumë probleme këtë sezon për shkak të lëndimeve dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin si një familje. Kjo është mënyra e vetme për të fituar tituj. Ne kemi qenë një familje këtë sezon”.

“Të fitojë të titullin e shtatë të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm? Natyrisht, ne do të kemi shumë tituj për të luajtur vitin e ardhshëm”, tha Modric.

Edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka konfirmuar se marrëveshja me Modric do të zgjatet dhe se kroati do ta vijoj karrierë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/



sport,la liga,Luka Modric,real madrid , la liga,Luka Modric,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *