Modric komenton mundësinë e rikthimit të Mourinhos te Real Madridi: Le të mos më marrë në telefon

Modric komenton mundësinë e rikthimit të Mourinhos te Real Madridi: Le të mos më marrë në telefon

Lajme

Luka Modric ka kontribuar që Kroacia të sigurojë kalimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pas suksesit 2-1 ndaj Ganës, ndërsa ka pranuar se po përpiqet të përjetojë maksimalisht çdo çast të kësaj periudhe, që mund të jetë edhe fundi i karrierës së tij.

Në një prononcim për Onda Cero, ish-mesfushori i Real Madridit u shfaq i kënaqur me rrugëtimin e përfaqësueses së tij.

“Objektivi ynë i parë ishte të kalonim grupin dhe e arritëm. Jemi shumë të lumtur”, deklaroi Modric.

Ai e cilësoi përballjen me Ganën si ndeshjen më të mirë të Kroacisë në këtë turne deri më tani, por theksoi edhe dëshirën për më shumë. “Shpresoj që ndeshja e radhës të jetë edhe më e mirë”.

Duke u ndalur te e ardhmja e tij, futbollisti kroat e pranoi se fundi i karrierës nuk është larg.

“E di që jam në një moshë ku fundi po afrohet. Po mundohem të shijoj çdo stërvitje dhe çdo ndeshje”.

Modric foli edhe për mundësinë e një rikthimi të Jose Mourinhos te Real Madridi, teksa u përgjigj me batutë.

“Jo, jo, nuk duhet të më telefonojë”, tha ai mes të qeshurash.

“I uroj gjithmonë fat. Është një nga trajnerët më të mirë dhe kam një respekt e dashuri të veçantë për të”, përfundoi ylli kroat.

Promo